Lidhje

Pakistan - Indi - 2001-12-27


Pakistani thotë se kërkon ta zgjidhë ballafaqimin me rivalen e tij bërthamore, Indinë, nëpërmjet dialogut e jo luftës. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme pakistaneze, tha se India duhet të tërheqë trupat nga vija e kontrollit që ndan rajonin e Kashmirit, ndaj të cilit të dyja vendet kanë pretendime territoriale. Gjatë disa ditëve të fundit, ka pasur shkëmbime zjarri mes dy palëve, të cilat kanë vazhduar edhe grumbullimin e forca përgjatë kufirit. Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe njoftohet se gjatë ditës së djeshme zona kufitare ka qenë më e qetë. India akuzon Pakistanin se mbështet dy grupe që sipas New Delhit kanë dorë në sulmit të 13 dhjetorit kundër parlamentit indian që shkaktoi vitkima. Dje, sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, shtoi dy grupe, Xhaish-i-Muhamed dhe Lashkar-i-Toiba, në listën e organizatave terroriste.

XS
SM
MD
LG