Lidhje

Koshtunica fton Rugovën - 2001-12-27


Presidenti jugosllav, Vojislav Kostunica e ftoi përsëri udhëheqësin e moderuar të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova për t’u takuar me të për bisedime mbi të ardhmen e Kosovës.

Duke folur në një konferencë shtypi në Beograd, Presidenti Koshtunica e quajti zotin Rugova udhëheqësin e vërtetë të shqiptarëve të Kosovës. Ai tha se administrata e Kombeve të Bashkuara dhe paqeruajtësit e NATO-s nuk mund të qendrojnë në Kosovë përgjithmonë, ndërsa serbët dhe shqiptarët po.

Ai shtoi se për këtë arsye është e nevojshme gjetja e një zgjidhjeje për problemet e tyre, përmes ndonjë lloj marrëveshjeje, sado e vështirë qoftë ajo. Prandaj, tha presidenti Koshtunica, ai po e përsërit ftesën që zoti Rugova të takohet me të për bisedime.

XS
SM
MD
LG