Lidhje

Afganistan: goditje ajrore - 2001-12-27


Agjencia e lajmeve Shtypi Islamik Afgan me qendër në Pakistan, njofton se avionë luftarakë amerikanë vranë 25 persona gjatë një sulmi ajror të ndërmarrë sot në mëngjes në një fshat të Afganistanit lindor.

Agjencia thotë se goditjet ajrore kishin në shënjestër fshatin Naka, në provincën e Paktias.

Banorët vendas u kishin kërkuar Shteteve të Bashkuara t’u jepnin fund bombardimeve në provincën e Paktia-s ku para një jave u vranë rreth 60 persona kur avionët luftarakë hapën zjarr mbi një autokolonë.

Disa kryetarë fisesh thonë se në autokolonë nuk kishte anëtarë të al-Qaida-s.

Pentagoni dhe ministri afgan i çështjeve kufitare, Amanullah Zadran këmbëngulin se autokolona transportonte udhëheqës së al-Qaida-s dhe se prej saj ishte qëlluar me raketa në drejtim të avionëve amerikanë që fluturonin në atë zonë.

XS
SM
MD
LG