Lidhje

Giuliani largohet nga zyra - 2001-12-28


Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Rudolf Xhuliani mbajti dje fjalimin e tij të lamtumirës për qytetin që ai drejtoi në ditët e vështira pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Qendrës së Tregtisë Botërore. Ai bëri thirrje për ngritjen e një përkujtimoreje në vendin ku ndodheshin dy kullat binjake. Zoti Xhuliani e mbajti fjalimin e lamtumirës në kishën e Shën Palit, kisha e shekullit të 18, e cila ndodhet fare pranë vendit ku ndodheshin dy kullat e Qendrës së Tregtisë Botërore, ku gjetën vdekjen rreth 3 mijë veta. Zoti Xhuliani tha se do të dëshironte të shikonte, siç u shpreh ai, një përmendore e lartë, kushtuar viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Kryetari i bashkisë largohet nga detyra më 1 janar, pas 8 vjetësh në detyrë. Vendin e tij e zë afaristi bilioner Michael Bloomberg.

XS
SM
MD
LG