Lidhje

Afganistan:transferohen robërit - 2001-12-29


Forcat amerikane po dërgojnë robërit e luftës nga një burg në veri të Afganistanit në një ndërtesë në aeroportin e Kandaharit.

Zyrtarët ushtarakë nuk dhanë shumë hollësi për operacionin, në të cilin janë angazhuar dhjetëra trupa amerikane, të pajisur me xhaketa anti-plumb dhe armë luftarake.

Zyrtarët e Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar po i regjistrojnë të burgosurit, të cilët arrijnë në mbi 60 vetë. Zyrtarët thonë se kampi i Kandaharit ka një kapacitet deri në 250 të burgosur.

Ndërkaq, në Gjermani, një zëdhënës i forcave të armatosura tha se një ekip pararojë i forcës ndërkombëtare që do të dislokohet në Afganistan do të niset të hënën nga një bazë britanike për në Afganistan. Nisja ishte planifikuar fillimisht për këtë fund-javë, por u shty për arsye sigurie në bazën ajrore të Bagramit në afërsi të Kabulit.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se trupat britanike praktikuan sot patrullimet e para të përbashkëta me forcat afgane të sigurimit në Kabul, në përgatitje për bashkëpunimin e ardhshëm me forcat ndërkombëtare të sigurimit, të cilat pritet të dislokohen brenda pak javësh.

XS
SM
MD
LG