Lidhje

Autoritetet maqedonase akuzojnë grupet shqiptare për prishjen e rendit - 2001-12-31


Megjithë qetësinë që aktualisht bie në sy në ish-zonat e krizës në veriperëndim të Maqedonisë, vazhdojnë nga ana tjetër akuzat e autoriteteve shtetërore ndaj atyre që shtijnë me armë zjarri, e për të cilët shteti thotë se janë terroristë shqiptarë.

Ish-kryengritësit shqiptarë të UCK i dorëzuan armët e tyre, mbi katër mijë copë, ka fundi i shtatorit, ndërsa autoritetet shtetëore, përkatësisht Parlamenti mori atëherë një vendim që ato të quheshin grupe të armatosura e jo terroristë. Megjithatë, presidenti maqedonas Boris Trajkovski vetëm para pak ditësh i ka quajtur grupe terroristësh ata të cilët për shtatë muaj me radhë zhvilluan luftë kundër forcave qeveritare maqedonase.

Presidenti Trajkovski ka shprehur bindjen se nga fillimi i vitit të ardhshëm, Maqedonia me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar do të arrijë ti japë fund krizës. Me këtë, sipas tij, do të kthehet kontrolli kushtetues dhe ligjor i rajoneve të krizës, që ndërkohë të krijohen kushte për kthimin e personave të shpërngulur dhe që të sqarohet përfundimisht rasti i personave të rrëmbyer dhe të zhdukur.

Ndonëse, bëhen spekulime nga ana e mediave maqedonase por të mbështetura në burimet e tyre brenda shërbimeve të fshehta shtetërore, se në pranverë shqiptarët përsëri do të bëjnë kryengritje për shkak të pakënaqësisë me amnistinë dhe përgjithësisht me kërkesat e parealizuara, partitë politike shqiptare, në veçanti, por dhe popullata konsiderojnë se konflikteve të armatosura u është dhënë fund dhe se tani do të bëhen përpjekje për integrimin e ish-pjesëtarëve të UCK në shoqëri dhe për zbatimin e marrëveshjeve e ligjeve që prekin çështjen e shqiptarëve..

Ish-drejtuesi i UCK Ali Ahmeti i ka thënë agjensisë së lajmeve Reuters se dëshiron të përfshihet në politikë dhe të krijojë një parti social-demokrate se kjo i mungon Maqedonisë. Mirëpo, zoti Ahmeti ka theksuar mungesën e një amnistie të mirëfilltë si pengesë për realizimin e ideve të tij.

Këtu në Shkup flitet se zoti Ahmeti është i afërt me PDSh të zotit Arbër Xhaferi dhe se ka gjasa të përfshihet në këtë parti. Por ish anëtarë dhe drejtues të tjerë të UCK ose janë më të afërt me PDK të zotit Kastriot Haxhirexha ose mund të formojnë një parti në vete. Këto janë llogaritë dhe analizat me të cilat kohët e fundit merret shtypi në Shkup, por dhe disa nga partitë politike.

Intro: pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Maqedoni, situata në veri dhe veriperndim të saj është përgjithësisht e qetë, ndërkohë që autoritetet shtetërore shpesh akuzojnë grupet shqiptare për prishjen e rendit, për të shtëna me armë zjarri dhe sulme kundër maqedonasve. Ndërkaq/Kurse shqiptarët janë në pritje të amnistisë së plotë të ish-anëtarëve të UCK dhe lirimit të civilëve të tjerë që ende mbahen nëpër burgje. Me keto dhe zhvillime të tjera...

XS
SM
MD
LG