Lidhje

Vështrim - Kosova gjatë 2001 - 2001-12-31


Zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit në Kosovë vlerësohet të kenë qenë ngjarja kryesore e vitit që po shkon. I tërë procesi nga autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore u vlerësua i sukseshëm dhe shembull për rajonin. Zgjedhjet ishin gjithëpërfshirëse me që në to morrën pjesë përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve përfshirë edhe pjestarët e pakicës serbe të cilët deri sivjet kishin bojkotuar pjesëmarrjen në krijimin e institucioneve të Kosovës. Ishte kjo hera e parë ku qytetarët e kosovës me lirinë e votës zgjodhën përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri i cili sesonin e parë e mbajti me datën dhjetë të këtij muaji, duke zgjedhur kështu kryesinë dhe kryetarin e tij.

Mirëpo fundi i këti viti Kosovën e pret pa institucionin e presidentit dhe qeverisë për shkak të mosmarrveshjeve ndërmjet partive kryesore politike shqiptare me numër më të madh të deputetëve në parlament, rreth ndarjes së posteve kryesore. Këtë fundvit Kosova po e pret edhe pa administrator ndërkombëtar zotin Hans Haekkerup i cili u tërhoq nga ky post me arsyetimin se do ti përkushtoi më shumë kohë familjes, për të përjashtuar mundësinë që tërheqja e tij të jetë pasojë e ndonjë trysnie nga jashtë.

Zoti Haekkerup ndër sukseset në kryerjen e detyrës së tij ka numruar: hartimin e kornizës kushtetuese, mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 17 nëntorit dhe përfshirjen e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje nëpërmjet biseëdimeve me autoritetet e Beogradit. Ai është kritikuar nga një pjesë e përfaqësuesve politik shqiptar në veqanti për nënshkrimin e një dokumenti me autoritetet e Beogradit por edhe për disa veprime të tjera që sipas tyre kanë qenë në kundërshtim me rezolutën 1244 dhe me vet realitetin e Kosovës.

Sidoqoftë fundviti për Kosovën dhe qytetarët e saj konsiderohet i sukseshëm meqë siq thuhet sado pak është arritur të tejkalohen pasojat e luftës ndonëse edhe më shumë se dy vjet e gjysmë pas hyrejes së forcave ndërkombëtare nuk është zgjidhur qështja e qytetit të ndarë të Mitrovicës, nuk janë liruar të gjithë të burgosurit shqiptar nga burgjet serbe, ku rreth 15o prej tyre vazhdojnë të mbahen edhe më tutje, ndërkaq mbetet i pandriquar fati i mbi tre mijë personave të zhdukur, si dhe ende ka familje që jetojnë nën tenda në kushte jashtëzakonisht të vështira. Megjithatë ndër detyrat themelore që përmendin përfaqësuesit ndërkombatër dha ata vendor në Kosovë, me fillimin e vitit të ri padyshim do të jenë krijimi sa më parë i institucioneve të Kosovës përkatësisht zgjedhja e presidentit dhe qeverisë të cilat do të përqëndrohen në forcimin e stabilitetit politik e në veqanti zhvillmin ekonomik si dhe në zgjidhjen e të gjitha problemeve të hapura që kanë mbetur si pasoj e konfliktit të Kosovës.

Poashtu fillimi i muajit të ardhshëm pritet ta mbuloi zbrazësirën e krijuar pas dorëheqjes së administratorit të Kombeve të Bashkuara si dhe emrimin e shefit të OSBE posti i të cilit poshtu ka mbetur i zbrazt pas largimit të shefit të deri tashëm menjëher pas zgjedhjeve në Kosovë.

Një prej zhvillimeve të para të rëndësishme me fillimin e vitit të ri në Kosovë vlerësohet vënja në qarkullim e monedhës europjane EURO që do të zëvendësoi markën gjermane e cila pas luftës ishte valutë zyrtare këtu. Përpos përparësive financiare përdorimi i EURO-s për shqiptarët e Kosovës ka rëndësi edhe simbolike me që Kosova është vendi i vetëm jasht Bashkimit Evropian që përdorë këtë monedhë dhe kjo sipas vëzhguesve të këtushëm e bënë Kosovën të jetë më e afërt me familjen evropiane.

Sidoqoftë viti që po lëmë pas për pjesën më të madhe të vëzhguesve të këtushëm ishte një vit i suksëshëm për kosovën dhe procesin politik të saj dhe kjo sipas tyre mund të paraqesë një fillim të mbarë drejt procesit të zgjidhjes së statusit përfundimtar politik të Kosovës por analistët tërheqin vërejtjen se kjo do të mvaret në mas të madhe nga përfaqësuesit politik shqiptar përkatësisht uniteti apo mos unityeti i tyre për të quar këtë proces përpara. Se a do të fitoi një frymë e till e bashkëpunimit do të jetë e qartë në dhjetë ditët e para të këti fillim viti përkatësisht deri në mbledhjen e ardhshme të parlamentit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG