Lidhje

Bush përgëzon Pakistanin - 2001-12-31


Presidenti Bush vlerësoi presidentin pakistanez Pervez Musharraf për masat që mori kundër ekstremistëve të cilët përpiqen të dëmtojnë interesat e Indisë.

Presidenti Bush tha se është shenjë e mirë që Presidenti Musharraf po ndërmerr veprime të ashpra kundër dy organizatave ekstremiste të Kashmirit me qendër në Pakistan, të cilat India i akuzon për sulmin vetvrasës ndaj Parlamentit indian më 13 dhjetor.

Pakistani ka ndaluar udhëheqësin e njërit grup dhe themeluesin e të dytit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se Pakistani po ndërmerr masa të rëndësishme për të ulur tensionet midis dy rivalëve bërthamorë. Ministri i jashtëm indian, Jaswant Singh i vlerësoi veprimet e Islamabadit por tha se duhet bërë akoma më shumë për t’i dhënë fund terrorizmit ndërkufitar.

Dje, India i dorëzoi Pakistanit një listë të 20 personave të akuzuar si terroristë anti-indianë që veprojnë në Pakistan. India kërkon që ata të arrestohen dhe t’i dorëzohen Nju Delit.

XS
SM
MD
LG