Lidhje

Trupa të tjerë britanik në Kabul - 2001-12-31


Trupa të tjerë britanike mbërritën në kryeqytetin afgan, para nënshkrimit të marrëveshjes lidhur me dislokimin e një force ndërkombëtare të sigurimit në Kabul.

Një autokolonë hyri në kryeqytet sot, duke u bashkuar me një kontigjent që ka patrulluar qytetin për më shumë se një javë. Zyrtarë britanikë dhe qeveria e përkohshme e Afganistanit kanë punuar së bashku lidhur me versionin përfundimtar të një marrëveshjeje, që mund të nënshkruhet që sot.

Në një zhvillim tjetër, lajmet bëjnë të ditur se nga sulmet dje në mëngjes të aeroplanëve luftarakë amerikanë u vranë thuajse 100 fshatarë në Afganistanin lindor. Këto njoftime nuk janë konfirmuar ende dhe nuk ka pasur ndonjë përgjigje të menjëhershme nga zyrtarët amerikanë.

XS
SM
MD
LG