Lidhje

Argjentina përsëri pa kryeministër - 2001-12-31


Kongresi i Argjentinës do të mblidhet nesër për të zgjedhur presidentin e ri të vendit pas dorëheqjes së presidentit të përkohshëm Adolfo Rodrigez Saa dhe pasardhësit të tij të radhës.

Kryetari i Dhomës së Ulët të kongresit, Eduardo Camano, kërkoi mbajtjen e një sesioni të veçantë të kongresit. Ai është pasardhësi i radhës së postit të presidentit të përkohshëm, pasi kryetari i senatit Ramon Puerta nuk pranoi postin e presidentit.

Argjentina u përfshi nga një krizë në thellim politike dhe ekonomike pasi presidenti Fernando de la Rua dha dorëheqjen pas protestave të dhunshme kundër masave të ashpra ekonomike të qeverisë së tij. Zoti Rodrigez Saa dha dorëheqjen dje pasi nuk fitoi mbështetjen e udhëheqësve të partisë së tij.

XS
SM
MD
LG