Lidhje

Peruja në ditë zie - 2001-12-31


Peruja po mban zi për të dytën ditë me radhë për nder të viktimave të një zjarri gjigand në kryeqytetin Lima, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 270 vetëve.

Punonjësit e skuadrave të shpëtimit që po kërkojnë nëpër rrënojat e shkrumbuara nga zjarri i para dy ditëve, thonë se numri përfundimtar i viktimave mund ta kalojë shifrën 300. Zjarri u shkaktua nga një shpërthim fishekzjarresh në zonën tregëtare historike të qytetit.

Presidenti Alehandro Toledo shpalli dy ditë zi duke filluar që nga dita djeshme dhe njoftoi ndalimin e menjëhershëm të prodhimit, importit dhe shitjes së fishekzjarreve me rastin e festimeve të Vitit të Ri.

XS
SM
MD
LG