Lidhje

Kompjutera të Al-Qaidës - 2002-01-01


Gazeta Wall Street Journal njofton se dy kompjutera që besohet se kanë qenë përdorur për vite me radhë nga rrjeti terrorist al-Qaida, përmbajnë qindra dokumente lidhur me operacionet e kësaj organizate.

Sipas gazetës, njëri nga reporterët e saj i kishte blerë kompjuterat nga një shitës në Kabul, i cili kishte thënë se ata ishin vjedhur nga një zyrë e al-Qaidës pas bombardimeve amerikane.

Zyrtarë amerikanë të zbulimit konfirmuan se kompjuterat përmbajnë dokumente të Al-Qaidës. Dokumentet japin informacione për operacionet e përditshme të Al-Qaidës si edhe mbi përpjekjet e organizatës për të krijuar armë kimike dhe biologjike.

Por duket se kompjuterat nuk përmbajnë dokumente që kanë lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit ose me plane për sulme të ngjashme në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG