Lidhje

Manual i ri me këshilla për diabetikët - 2002-01-02


Shoqata amerikane e diabetit publikoi një manual të ri me këshilla dietetike për 16 milionë personat që vuajnë nga sëmundja e sheqerit në shtetet e bashkuara. Për herë të parë, Kjo shoqatë po rekomandon ushtrimet fizike si një mënyrë për mbajtjen e diabetit nën kontroll.

Ndërsa këshillat synojnë përmirësimin trajtimin dhe të parandalimin e diabetit, Ato përqendrohen veçanërisht në ndryshimin e jetës së pacientëve.

”Zbatimi i këshillave do të ndikojë ndaj krejt mënyrës së jetesës. Duhet bërë ç’është e mundur për pakësimin efektit të sëmundjes,” thotë doktor David Nathan.

Për herë të parë, shoqata rekomandon ushtrime për të 16 milionë amerikanët që vuajnë nga diabeti.

Ushtrimet pakësojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalojnë diabetin tek të rriturit e rrezikuar.

Shoqata thotë gjithashtu se diabetikët nuk kanë nevojë të shmangin ëmbëlsirat, Si tortat apo akulloret, Për sa kohë që tregohen të përmbajtur në ngrënie dhe ekuilibrimin e tyre me sasinë e duhur të insulinës.

”Pacientët nuk duhet të mendojnë se ky është lajm i mrekullueshëm dhe se tani mund t’u vërsulen ushqimeve gjatë Krishtlindjes apo Vitit të Ri e të hanë ç’të duan,” thotë një mjeke tjetër.

Shumë specialistë diabeti i këshillojnë tashmë pacientët e tyre se nmund të hanë ushqime me sheqer, Në qoftë se marrin masa për kontrollin e nivelit të sheqeerit në gjak.

Chris është diagnostikuar me diabet para 7 vjetësh.

”Pas një farë kohë mësohesh dhe mund ta llogaritësh me sy sasinë e ushqimit dhe të karbohidrateve që mund të hash,” thotë pacienti.

Në manual theksohet se nuk ka ndonjë dietë apo mënyrë jetese që mund funskionojë për të gjithë diabetikët. Por një dietë e planifikuar si kjo që përdor ky njeri, duhet të përshtatet për sejcilin me ndihmën e mjekut.

Pra, të mbajë nën kontroll gjendjen e tij duke kontrolluar çfarë ha.

XS
SM
MD
LG