Lidhje

Objektivat e luftes - 2002-01-02


Presidenti George W. Bush ka thënë, “Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të vendosura dhe të fuqishme, kjo nuk do të jetë koha e terrorit. Kjo do të jetë koha e lirisë, këtu dhe jashtë kufijëve tanë”.

Politika e Amerikës është e qartë. Shtetet e Bashkuara nuk do t’u bëjnë asnjë lëshim terroristëve dhe nuk do të bëjnë asnjë marrëveshje me ta. Vendet që financojnë terrorizmin do të izolohen dhe kundër tyre do të merren masa. Dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të shtuar aftësitë anti-terroriste të vendeve që kërkojnë ndihmë.

Faza e parë siç tha edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleicher “është ende në vazhdim dhe nuk ka përfunduar. Faza e parë përfshinë shkatërrimin e al-Qaidës dhe nxjerrjën para drejtësisë të Osama bin Ladenit dhe të ndihmësave të tij të lartë.

Në Afganistan, tha sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld “ne kishim edhe një objektiv tjetër dhe ky ishte heqja e regjimit Talebanit nga pushteti pasi ishte shumë e qartë se ky regjim strehonte al-Qaidën”. Ky qëllim u arrit. Regjimi shtypes teleban nuk ka më nën kontroll Afganistanin. Megjithatë, tha zoti Rumsfeld, “Ne ende duhet të shkatërrojmë rrjetin e al-Qaidës në mbarë botën si dhe rrjetet e tjera terroriste”.

Forcat e koalicionit vazhdojnë të kërkojnë për talebanët dhe al-Qaidën në Afganistan. Por kjo nuk përfundon me kaq. Sekretari i mbrojtjes Rumsfeld tha ,“ne kërkojmë të ndalojmë rrjetet terroriste në botë, përfshi al-Qaidën por jo vetëm al-Qaidën. Dhe që tja arrijmë këtij qëllimi ne duhet të ndjekim dhe ti çrrënjosim këto rrjete dhe pastaj të merremi me vendet që i strehojnë ato”.

Gjenerali Tommy Franks, komandanti i forcave amerikane në Afganistan tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po kryen operacione të hapura dhe të fshehta në “një numër të madh vendesh”. Këto misione tha gjenerali Franks, synojnë zhdukjen e terroristëve.

Siç tha presidenti Bush, për të mbrojtur vetën, Amerika duhet të ndjekë terroristët kudo që të jenë. Kjo do të jetë një fushatë që so të ndërmerret në shumë fronte dhe në shumë pjesë të botës. Siç u shpreh edhe presidenti Bush “kjo përjekje me bazë të gjerë dhe e vendosur do të vazhdojë derisa terrorizmi të çrrënjoset. Situata është e ngjashme me Luftën e Ftohtë, kur trysnia e vazhdueshme nga shumë vende bëri që komunizmi të rrëzohet nga brenda. Ne do të luftojmë sa të jetë e nevojshme. Dhe do të fitojmë”.

XS
SM
MD
LG