Lidhje

India kundërshton dhënien e provave Pakistanit për sulmet e 13 dhjetorit - 2002-01-02


Kryeministri indian, Atal Behari Vajpaee e ka hedhur poshtë kërkesën e Pakistanit për më shumë prova për angazhimin e grupeve terroriste pakistaneze në sulmin vdekjeprurës të muajit të kaluar në parlamentin indian. Pakistani tha se fqinji, rival i vjetër i tij nuk ka dhënë prova për rolin e Pakistanit në sulm. Por zoti Vajpaee thotë se dokumentat dhe plumbat e gjetur tek trupat e pesë terroristëve të vrarë në sulmin e 13 dhjetorit janë prova të nevojshme. Udhëheqësi indian i bëri komentet disa orë pasi ministrat e jashtëm të Indisë dhe Pakistanini i dhanë duart njëri-tjetrit publikisht në Nepal, para një takimi rajonal, që pritet të përqëndrohet në tensionet ushtarake në rritje midis dy vendeve të Azisë jugore, që zotërojnë armë bërthamore. Nuk dihet nëse ministrat do të takohen zyrtarisht, apo nëse zoti Vajpayee dhe Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf, që do të mbërrijë të premten në Kathmandu, do të takohen krahas takimit të nivelit të lartë.

XS
SM
MD
LG