Lidhje

Rezultatet e organizatës Gazetarët pa Kufi - 2002-01-02


Një organizatë e njohur për mbrojtjen e gazetarëve thotë se gjatë vitit 2001 gazetarët në mbarë botën u ndeshën me kufizime të lirive për të ushtruar profesionin e tyre. Organizata Gazetarët pa Kufij me bazë në Paris tha sot se 31 gazetarë u vranë si rrjedhojë e punës së tyre, numër ky gati i njëjti me atë të vitit 2000. Por organizata shton se arrestimet, kërcënimet, sulmet dhe aktet e censurës shënuan rritje të ndjeshme. Organizata thotë se 489 gazetarë u arrestuan gjatë vitit 2001, 50 përqind më shumë se sa një vit më parë. Sipas organizatës, pjesa më e madhe e gazetarëve mbahen në Iran, Kinë, Eritrea dhe Nepal. Organizata thotë se disa vende kanë miratuar ligje më të rrepta pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG