Lidhje

Zjarr në Francë - 2002-01-03


Nga zjarri që ra në një azil pleqsh në Francë, 9 prej tyre vdiqën dhe të paktën 6 të tjerë ndodhen në spital, ku po kurohen për thithjen e tymit.

Zyrtarët e zjarrfikëseve thonë se zjarri ra në katin e sipërm të azilit në qytetin Saint-Bonnet-de Mure, pranë Lionit.

Zjarri, që siç duket u shkaktua aksidentalisht nga një qiri në një nga dhomat e azilit, u përhap pastaj në rreth 12 dhoma të tjera. Autoritetet thonë se dyert rezistente zjarrit të ndërtesës moderne bënë që zjarri të mos përhapej më tej.

Zyrtarët francezë po vazhdojnë hetimet në lidhje me shkakun e zjarrit.

XS
SM
MD
LG