Lidhje

Izraeli zbut bllokadën - 2002-01-03


Ushtria izraelite thotë se po tërheq trupa nga zona të Bregut Perëndimor, të kontrolluara nga palestinezët dhe është tërhequr plotësisht nga Jenin dhe pjesë të Ramallahut.

Ushtria thotë se ajo po heq gjithashtu postblloqet përreth qyteteve Qaqilyah, Hebron dhe Tulkarem, por do të vazhdojë të qëndrojë në disa zona të Ramallahut dhe Nablusit. Këto masa u morën vetëm pak orë para se i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Anthony Zinni të rikthehet sot në rajon.

Departamenti amerikan i shtetit thotë se Gjeneral Zinni do ta nxisë Yasser Arafatin që të shkatërrojë bazat terroriste palestineze. Në një takim të veçantë, ai do t’i kërkojë Izraelit të lehtësojë trysninë mbi territoret palestineze, në përpjekje për të arritur një armëpushim.

XS
SM
MD
LG