Lidhje

Policia kufitare shqiptare nxjerr rregulla të reja në Kakavijë - 2002-01-03


Policia kufitare shqiptare po zbaton në Pikën e Kakavijës në kufi me Greqinë kritere te reja për hyrjen e shtetasve nga disa vende arabe dhe aziatike.

Pas një vendimi të qeverisë shqiptare të marrë ditët e fundit shtetasit nga disa vende si Katari, Arabia Saudite, Singapori etj nuk pranohen të hyjnë në kufirin shqiptar pa viza të lëshuara nga selitë konsullore të Shqipërisë në vendet përkatëse.

Më parë këta shtetas nuk kishin nevojë për vizë dhe hynin ne Shqipëri thjesht me një vulë të policisë shqiptare që merrej në pikat kufitare .

Kriteret e reja shihen nga drejtuesit e policise ne Jug te Shqiperise si një masë që i vjen në ndihmë luftimit te trafiqeve të qënieve njerëzore.

Trafiku i refugjateve kurde dhe nga vendet aziatike ka lulezuar vitin e shkuar ne kufirin greko shqiptar ne saje edhe te mosnderhyrjen energjike te policise greke.

Mjaft prej trafikanteve sipas policise shqiptare perdorin rruge te ligjshme per tu futur ne Shqiperi dhe per te krijuar bazat nga I kontrollojne trafiqet .

Po keshtu kriteret e reja vijne dhe ne kuader te disa hapave qe qeveria shqiptare po ndermerr per tu perfshire ne rrymen mbareboteror te luftimit te terrorizmit.

Nderkaq ne jug te Shqiperise eshte shenuar edhe incidenti i pare kur grabites me maska jane rishfaqur ne segmentin e rruges kombetare qe lidh Tepelenen me Mallakastren.

Nje qytetar nga Berati i jane grabiur te hollat nga persona te armatosur dhe me maska tek udhetonte me mjetine tij ne afersi te fshatit krahes rreth 30 km larg nga Tepelena.

Ky eshte rasti i pare pas gati nje viti kur ne segmentet e rruges kombetare ne Jug te Shqiperise shfaqen grabitesit e armatosur.

Gjate viti te kaluar u shenuan ne raportet e policise vetem dy tre raste grabitjeje me maska te udhetareve ne rruge dytesore te kesaj zone.

XS
SM
MD
LG