Lidhje

Berlusconi dhe euro - 2002-01-04


Kryeministri italian Silvio Berlusconi po përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet midis disa prej ministrave të tij kryesorë lidhur me politikën evropiane dhe me hapat e ngadaltë të pranimit të euros nga Italia.

Për të kufizuar ndikimin politik negativ që mund ti shkaktohet qeverisë së e tij, zoti Berlusconi po përpiqet gjithashtu të qetësojë ministrin e jashtëm Renato Ruggiero, i cili ka shfaqur pakënaqësi.

Zoti Ruggiero ka kritikuar ashpër disa ministra të tjerë sepse e kanë minimizuar projektin ambicioz të euros. Ai ka lënë të kuptohet se kryeministri duhet të kishte bërë më shumë për ta bashkuar kabinetin lidhur me këtë çështje ndërkohë që qeveritë e tjera po shprehin mbështetjen e tyre të plotë.

Kryeministri i tha gazetës La Repubblica se se ai ishte në kontroll të politikës së jashtëme dhe se nuk mund ta kuptonte se si mund të viheshin në dyshim përpjekjet e tij pro-evropiane.

XS
SM
MD
LG