Lidhje

Indi-Pakistan: tensionet vazhdojnë - 2002-01-04


Pritet që udhëheqësit pakistanezë dhe indianë të largohen sot nga takimi rajonal i nivelit të lartë në Nepal po ndonjë përparim drejt uljes së tensionit ushtarak në Kashmir, ndaj të cilit të dyja vendet kanë pretendime territoriale.

Në fjalimin e tij në takimin e nivelit të lartë, presdienti pakistanez, Pervez Musharaf, i bëri thirrje Indisë që të bashkohej me Pakistanin në rrugën drejt paqes, siç u shpreh ai. Pastaj, udhëheqësi pakistanez e befasoi kryeministrin indian, Atal Behari Vaxhpaji, kur iu afruar dhe i shtrëngoi dorën.

Mirëpo më pas, zyrtarë indianë e hodhën poshtë këtë gjest duke e cilësuar si qendrim të pavlefshëm. Zoti Vajpayee tha se përpjekjet e mëparshme në bisedimet e paqes me Pakistanin janë pasuar nga sulme të reja nga ana e ekstremistëve, përfshirë sulmin e muajit të kaluar ndaj parlamentit indian.

India ka theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk do të rifillojë dialogun me rivalin e saj bërthamor Pakistanin derisa të marrin fund sulmet e grupeve ekstremiste islamike me bazë në Pakistan.

Pas fjalimeve, India përgënjeshtroi njoftimet për një takim kokë-më-kokë ndërmjet ministrit të saj të jashtëm dhe homologut të tij pakistanez, të cilët po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në Nepal. Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme indiane tha se nuk është zhvillua ndonjë takim i rëndësishëm dy-palësh.

Burimet diplomatike thanë dje se ministri i jashtëm indian Jaswant Singh dhe homologu i tij pakistanez Abdul Sattar po zhvillonin një takim në hotelin e tyre në Katmandu.

Ndërkohë, të paktën 9 ushtarë indianë humbën jetën kur një mine toke që po shkarkohej nga një kamion, shpërtheu në lagjen indiane Mahwa, në afërsi të kufirit me Pakistanin. Ushtarët indian kanë filluar të vendosin mina përgjatë kufirit me Pakistanin për të parandaluar inkurzionet nga ana e trupave pakistaneze.

XS
SM
MD
LG