Lidhje

Ambasadori boshnjak pranë OKB-së akuzohet për korrupsion - 2002-01-07


Bosnja-Hercegovina ka paditur ish ambasadorin e saj pranë Kombeve të Bashkuara, Mohamed Sacirbej, për korrupsion dhe i ka kërkuar Interpolit që të ndihmojë në ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara. Zoti Sacirbey akuzohet për përvetësimin e mëse 600 mijë dollarëve nga misioni boshnjak pranë Kombeve të Bashkuara gjatë vitit 2000 ndërkohë që ai shërbente në mandatin e tij të dytë si ambasador i vendit pranë organizatës botërore. Zoti Sacirbey ka nënshtetësi boshnjake si edhe atë amerikane dhe mendohet se ai banon diku në Shtetet e Bashkuara. Por njoftimet thonë se ende nuk dihet vend-ndodhja e saktë e tij. Zëvendës ministrja e jashtme e Bosnjës Ivica Misic tha se provat kundër zotit Sacirbey mbështesin kërkesën e Bosnjës për ekstradimin e tij.

XS
SM
MD
LG