Lidhje

Ortodoksët festojnë Krishlindjet - 2002-01-07


Shumë nga të krishterët ortodoksë të botës festojnë sot Krishtlindjet. Në Rusi, besimtarët e Kishës Orthodokse u mblodhën mbrëmë deri vonë në kishat e vendit për shërbimet e mesnatës me rastin e Krishtlindjeve. Në një mesazh drejtuar vendit, presidenti rus Vladimir Putin tha se Krishtlindjet mbushin zemrat e miliona rusëve me ndjenja të mira dhe u sjellin dashuri, mirësi dhe ndjenjën e mëshirës familjeve të tyre.

Në Bethlehem, në një karrige ishte vendosur shalli karakteristik që mbajnë burrat palestienzë, si simbol i mungesës së udhëheqësit palestinez Jaser Arafat, të cilin Izraeli nuk e lejoi të udhëtonte në Bethlehem për të marë pjesë në ceremonitë me rastin e Krishtlindjeve.

XS
SM
MD
LG