Lidhje

Senatori Lieberman mbi angazhimin amerikan në Azinë Qendrore - 2002-01-08


Senatori amerikan, Joseph Lieberman, premtoi një angazhim afatgjatë amerikan në Afganistan dhe në Azinë Qendrore.

Pas takimit me kryeministrin e përkohshëm afgan, Hamid Karzai, në bazën e forcave ajrore në veri të Kabulit, senatori Lieberman, tha se Shtetet e Bashkuara e nxorën më 11 shtator mësimin e kostos shumë të lartë e të dhimbshme të mos- angazhimit në Azinë Qendore. Senatori Demokrat nga shteti Konektikat tha se Uashingtoni nuk do të bëjë të njëjtin gabim që u bë kur Bashkimi Sovjetik u mund në Afganistan, që, sipas fjalëve të tij, ishte largimi prej andej.

Senatori Lieberman bën pjesë në delegacionin amerikan dy-partiak që po viziton Azinë Jugore dhe Qendrore, me ndalesa të planifikuara në Afganistan, në Pakistan, në Uzbekistan, në Taxhikistan, në Oman, në Turqi dhe ndoshta edhe në Indi.

Delegacioni prej 9 senatorësh amerikanë pritet të vizitojë edhe trupat amerikane në Gjirin Persik

XS
SM
MD
LG