Lidhje

India i kërkon Pakistanit masa të forta kundër militantëve myslimanë - 2002-01-08


Presidenti Bush i bëri thirrje presidentit pakistanez Pervez Musharaf që të vazhdojë të marrë masa të ashpra kundër terrorizmit për të shmangur kërcënimin e luftës me Indinë.

Presidenti Bush vlerësoi gjeneralin Musharaf për masat që ai ka marë deri tani, por shtoi se udhëheqësi pakistanez duhet të bëjë më shumë që ti tregojë botës se ai është i gatshëm të luftojë terrorizmin. Ndërkohë, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme indiane, thotë se Pakistani duhet të ndërmarrë ato që ajo i quajti masa të forta kundër ekstremistëve myslimanë që veprojnë në territorin e Pakistanit.

Zëdhënësja ritheksoi kundërshtimin e New Delhit për ndërmjetësim nga një palë e tretë për të zgjidhur krizën ushtarake. Komentet bëhen një ditë pas deklaratave të zotit Musharraf, i cili tha se do të publikojë hollësi të veprimeve të reja të planifikuara antiterroriste.

XS
SM
MD
LG