Lidhje

Menzis bën thirrje - 2002-01-09


Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë ambasadori John Menzies tha sot se SHBA do të përkrahin presidentin e zgjedhur të Kosovës dhe qeverinë e saj. Ai i bëri këto komente në një takim me gazetar me c'rast u bëri thirrje grupeve paralamentare që në mbledhjen e nesërme të votojnë për presidentin dhe institucionet e tjera të vetëqeverisjes.

Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë ambasadori John Menzies u bëri thirrje sot deputetëve të paralmentit të Kosovës që të bien dakord për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe të institucioneve të vetëqeverisjes. Ai i bëri këto komente në një takim të posacëm me gazetarë një ditë para mbajtjes së seancës së parlamentit ku në rend dite është zgjedhja e Presidentit të Kosovës. ” Presidenti i zgjedhur, cilido apo cilado që të jetë, ai apo ajo theksoi ambasadori Menzies, do të jetë president legjitim i Kosovës dhe do të ketë përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Populli i Kosovës doli në numër të madh në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar që të shprehin vullnetin e vet demokratik pohoi ambasadori Menzies për të shtuar se qytetarët e të gjitha komunitetetve nuk u larguan nga vendvotimet kur i’u dha rasti të votojnë vitin e kaluar. ”Shetet e Bashkuara tha ambasadori Menzies tani presin që përfaqësuesit e zgjedhur të mos largohen nga parlamenti por të veprojnë në mënyrë demokratike dhe të hudhin votën, për apo kundër një kandidati”.

Duke iu bërë thirrje deputetëve për një garë sic tha ai politike demokratike ambasadori Menzies nënvizoi se Shtetet Bashkuara të Amerikës do të përkrahin presidentn e Kosovës dhe qeverinë që do të marrë mbi vete përgjegjësit për të quar përpara procesin politik. Së këndejmi zoti Menzies e cilësoi si hapa shumë të rëndësishëm zhgjedhjen e presidentit dhe të institucioneve të tjera të vetëqeverisjes.

Ndërkohë edhe përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtar në Kosovë kanë shtuar trysninë mbi partitë politike shqiptare për zgjedhjen e presidentit të Kosovë. Shefi aktual i Misionit të Kombeve të Bashkuara Charles Brayshaw poashtu u bëri thirrje sot përfaqësuesve politik që të zgjedhin institucionet e tyre me cka sic është shprehur ai do të dëshmonin përkushtimin e tyre ndaj proceseve demokratike dhe do të tregonin gadishmërinë për të marrë përgjegjësit për qeverisjen e Kosovës. Thirrje të ngjajshme përfaqsuesve vendor u kanë arritur edhe nga përfaqësuesit diplomatik të vendeve që kanë zyrat e tyre në Prishtinë por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe mekanizmave të tjerë të rëndësishëm ndërkombëar.

XS
SM
MD
LG