Lidhje

Ushtria shqiptare mban peshën kryesore në operacionet humanitare - 2002-01-09


Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë shqiptare bëri sot pasdite një bilanc të operacionit të shpërndarjes së ndihmave humanitare në veri të vendit. Që prej datës 19 dhjetor reparte të ndryshme të ushtrisë janë angazhuar me mjetet e tyre në zhbllokimin e rrugëve dhe akseve kryesore që lidhin zonën verilindore të vendit si dhe furnizimin me ushqime, veshje dhe ilace.

Në këtë operacion i cili ka kushtuar deri tani afër 200 mijë dollarë janë vënë në dispozicion mjetet e rënda të ushtrisë deri te helikopterët e saj. Sipas njësisë së emergjencës pranë ministrisë së Mbrojtjes, deri tani janë shpërndarë afër 150 ton pjesa dërrmuese e të cilave është ofruar nga Kryqi i Kuq. Ndërsa pas shpalljes së gjendjes së emergjencës janë nrgitur tre qendra të mëdha nga ku do të shpërndahen ndihmat. Njëra është në Lundër pranë Tiranës, një tjetër në Gjadër dhe e treta në Kukës ku janë grumbulluar afërsisht 700 ton ndihma.

Kryeministri Ilir Meta falenderoi sot ushtrinë shqiptare për rolin e luajtur në këtë situatë. Ai deklaroi se me shpalljen e gjendjes së emergjencës operacionet e ndihmës do të jenë më efikase. Për shpërndarjen e ndihmave kanë ndihmuar edhe gjashtë helikopterë të trupave të Natos në Kosovë. Prej më shumë se dhjetë ditësh helikopterët e ushtrisë italiane janë ulur në zonat më të thella dhe kanë shpërndarë deri tani afër 40 ton.

XS
SM
MD
LG