Lidhje

Shtetet e Bashkuara pas Afganistanit... - 2002-01-09


Një zyrtar i lartë amerikan thotë se pas luftës së Afganistanit, Shtetet e Bashkuara mund ta drejtojnë vëmendjen e tyre drejt eleminimit të mundësisë që grupet terroriste të gjejnë strehë në vende, si Somalia, Jemeni, Indonezia dhe Filipinet. Nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz, tha për gazetën New York Times se Pentagoni po bashkëpunon me vende mike, si Filipinet, që do ta mirëprisnin ndihmën e Shteteve të Bashkuara kundër grupeve terroriste brenda kufinjeve të këtyre shteteve. Ai tha se Amerika po e hedh vështrimin për baza të mundshme terroristësh edhe në Somali e Jemen. Presidenti Bush tha dje gjatë një fjalimi se lufta kundër terrorizmit synon të sigurojë një të ardhme me paqë.

XS
SM
MD
LG