Lidhje

Dorëzohen tre ministra talebanë - 2002-01-09


I dërguari i posaçëm amerikan në Afganistan thotë se sulmet ajrore kundër objektivave të al-Qaidës dhe Talebanit duhet të vazhdojnë në mënyrë që terroristët të mos lejohen për t’u rigrupuar dhe kërcënuar qeverinë e përkohshme afgane. I dërguari amerikan, Zakmay Khalilzad, thotë se qeveria afgane e përkrah plotësisht fushatën e bombardimit. Dje, avionët amerikanë qëlluan mbi objektiva të tjera në Afganistanin Lindor, ku trupat amerikane zunë dy anëtarë të rëndësishëm të Al-Qaidës. Zyrtarët amerikanë po verifikojnë njoftimet se ministrat e mbrojtjes, drejtësisë dhe minierave të qeverisë së rrëzuar talebane janë dorëzuar në provincën e Kandaharit Jugor. Një zyrtar i qeverisë së përkohshme u shpreh mbëmë vonë se të tre janë liruar, por se nuk lehohen të lëvizin lirisht. Zyrtarët amerikanë thonë se ministrat pritet të dorëzohen për t’u marrë në pyetje.

XS
SM
MD
LG