Lidhje

Presidenti Bush ka në plan të vizitojë Azinë - 2002-01-11


Zyrtarët në Seul dhe në Tokio thonë se presidenti Bush ka në plan të vizitojë Azinë muajin e ardhshëm, me ndalesa në Korenë e Jugut, Japoni dhe ndoshta në Kinë. Një zëdhënës i presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae-Jung, tha se presidenti Bush do të vizitojë Korenë në gjysmën e dytë të shkurtit. Zyrtarët japonezë thanë se zoti Bush do të ndalojë gjithashtu në Tokio për bisedime me kryeministrin, Junichiro Koizumi. Sipas lajmeve nga Tokioja dhe Seuli, gjatë udhëtimit në Azi presidenti Bush do të vizitojë edhe Kinën. Zyrtarë të ministrisë së jashtme kineze nuk u kontaktuan dot për të komentuar rreth këtij njoftimi dhe ambasada amerikane në Pekin nuk mund të konfirmonte njoftimet.

XS
SM
MD
LG