Lidhje

Presidentit Bush i bie të fikët - 2002-01-14


Presidentin Bush ka në plan të vazhdojë kalendarin e punës me udhëtimin e planifikuar për sot në shtetet qëndrore të Amerikës megjithëse mbrëmë humbi ndjenjat për pak minuta në rezidencën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Zëdhënësi i presidentit tha se zoti Bush do ti nënshtrohet edhe një kontrolli tjetër mjeksor para se të largohet nga Washingtoni. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Bush po shikonte mbrëmë një ndeshje futbolli amerikan në televizor dhe po hante biskota kur humbi ndjenjat, me sa duket pasi i ngeci ushqimi në grykë. Zoti Bush u rrëzua nga divani, duke dëmtuar fytyrën, por mjeku i tij tha se tani ai është në gjendje të mirë.

XS
SM
MD
LG