Lidhje

Kim Dae Jung kërkon ndjesë - 2002-01-14


Presidenti koreanojugor Kim Dae-jung i kërkoi ndjesë popullit të tij për një seri skandalesh ku janë përfshirë zyrtarët qeveritare. Ai u angazhua për shtimin e përpjekjeve që të çrrënjoset korrupsioni. Në një fjalim të transmetuar në gjithë vendin nga televizioni, zoti Kim shprehu tronditje dhe keqardhje për skandalet e korrupsionit. Ai tha se do të krijohet një agjenci e pavarur hetimore në kuadër të shtimit të përpjekjeve për të luftuar korrupsionin. Dje, prokurori i përgjithshëm i Koresë së Jugut dha dorëheqjen pasi vëllai i tij i vogël u akuzua për pranim ryshfetesh nga afaristi i burgosur Yoon Tae-Shik, i cili akuzohet për vrasje. Javën e kaluar, zëdhënësi kryesor i qeverisë së Koresë së Jugut dha dorëheqjen pas akuzave për lidhje me biznesmenin e burgosur. Edhe disa zyrtarë të tjerë janë përfshirë në këtë skandal.

XS
SM
MD
LG