Lidhje

Vera dhe zemra - 2002-01-14


Shkencëtarët britanikë kanë gjetur arsyen përse vera e kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se kjo realizohet pikërisht nga një lëndë kimike natyrore që ndodhet në verën e kuqe dhe që pakëson rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut. Kjo substancë quhet Polifenols dhe ajo gjendet në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq. Pije të tjera alkoolike nuk e kanë një substancë të tillë. Studimin e kryen studjuesit e Institutit Studimor William Harvey të Shkollës së Mjekësisë dhe Dentistëve së Londrës dhe rezultatet e tij janë botuar në revistën ”Nature”.

Shkencëtarët thonë se zbulimi i tyre spjegon përse shumë njerëz nga Evropa Jugore hanë ushqime me yndyrë dhe përsëri kanë nivelin e ulët të kolesterpolit. Për shembull, në Francë, numri i njerëzve të sëmurë nga zemra është më i vogël se në Shtetet e Bashkuaar, edhe pse ndër ushqimet më të përdorura në Francë janë gjalpi, djathi dhe ushqime të tjera me përmbajtje të lartë kolesteroli.

Kjo i shtyu shkenëctarët britanikë të studjojnë një tjetër ushqim të përdorur në Francë, verën e kuqe. Studime të tjera të mëparshme kanë arritur në konkluzionin se njerëzit që pijnë një sasi të kontrolluar alkooli mund të pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ekipi britanik i shkencëtarëve zhvilloi një eksperiment me qelizat e enëve të gjakut të lopëve. Ata studjuan ndikimin e njëzetë-e-tre lloje verërash të kuqe në qelizat e lopëve. Ata arritën në konkluzionin se polyphenoli nga të gjitha llojet e verërve të kuqe ndaloi prodhimin e një proteine të quajtur ednotelin-një. Kjo proteinë bën që qelizat e gjakut të zvogëlohen. Shkencëtarët mendojnë se endotelin-një lidhet me ngurtësimin e enëve të gjakut, që shkakton sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët arritën në konkluzionin se ulja e nivelit të endotelinës lidhej me sasinë e polifenolit në verë. Vera e kuqe Cabërnet Sovignon ka përmbajtje të më të madhe të kësaj substance, pra edhe efekti i saj duket se është më i madh.

Ekipi i shkencëtarëve britanikë bëri një eksperiment të ngjashëm me dy lloje të tjera vere, të bardhë dhe rozë. Këro verëra kishin sasi të vogël, ose nuk kishin fare polifenoli, ngaqë para se të prodhimit të kësaj vere, i hiqet lëkura rrushit. Kjo ishte dhe arsyeja që lloje verërash nuk ndikonin në nivelin e endotelinës.

Shkencëtarët gjithashtu studjuan efektin që ka e lëngu i rrushit të kuq, pa përmbajtje alkooili. Ata arritën në konkluzionin se ky lloj lëngu ngadalësoi prodhimin e endolinës, por ishte shumë më pak i efektshëm se sa tek verërat e kuqe.

Shkencëtartë thonë se njerëzit që pijnë verë, është mirë të pijnë verë të kuqe për të parandaluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

XS
SM
MD
LG