Lidhje

Veshjet më pa shije - 2002-01-14


Stilistët e Hollywoodit prisnin me ankth listën e kritikut dhe modelistit Blackwell për veshjen më pa shije të vitit që kaloi. Çdo vit kritiku nxjerr listën e tij ku rradhit dhjetë gratë e veshura më keq për vitin. Në krye të listës 2002 ishte anglezja Anne Robinson, drejtuesja e lojës “The Weakest Link” . E dyta në listë ishte Britney Spears, mbretëresha e muzikës pop stilin e të cilës e kopiojnë miliona adoleshentë në të gjithë botën e cila sipas zotit Blackwell guxon shumë dhe është një Madonë e dytë. Aktoria franceze Juliette Binoche u rradhit e treta për veshjen e saj në shfaqjen e çmimit Oskar vitin e kaluar. Treshja e Destiny’s Child gjithashtu ishte në listë për veshjen që Blackwell e quan triologjia e shijes terror. Dhe përsëri këngëtarja islandeze Bjork e shumë kritikuar për veshjene saj në Oskarin e kaluar që njihet në botën e kritikëve të modës si gabimi i liqenit të mjelmave. Në listë përfshihet edhe princesha Stephani e Monakos, Camila Parker dhe Cameroon Diaz stilin e të cilës Blackwell e quan kaos në taka të larta. Lista e famshme është një traditë 42 vjeçare por nuk ka vetëm njoftime të këqija. Blackwell zgjedh edhe më të mirët dhe ata janë, Nicole Kidman, Penelop Cruz dhe mbretëresha e Hollywoodit Julia Roberts.

XS
SM
MD
LG