Lidhje

Powell në New Dehli(18 janar) - 2002-01-15


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, takohet sot në New Delhi me kryeministrin indian, Atal Behari Vaxhpaji, për diskutime rreth propozimeve të Pakistanit për t’u dhënë fund tensioneve ushtarake me Indinë.

Sekretari Powell u takua dje me ministrin e jashtëm, Jaswant Singh, i cili tha se New Delhi ka nevojë të shohë prova të mëtejshme se Pakistani po vazhdon fushatën kundër ekstremistëve myslimanë.

Kriza midis dy vendeve u shkaktua nga sulmi terrorist i 13 dhjetorit kundër parlamentit indian, për të cilin India fajson grupe ekstremiste myslimane me bazë në Pakistan. Sekretari Powell tha se presidenti Musharaf po shqyrton mundësinë që t’i dorëzojë Indisë të dyshuar jo pakistanezë lidhur me sulmin terrorist.

Ministri indian i Mbrojtjes, George Fernandez, tha dje në Washington se kriza mund të ketë hyrë në rrugën drejt zgjidhjes, por nuk dha hollësi të tjera..

XS
SM
MD
LG