Lidhje

OKB bën thirrje për fonde për Afganistanin - 2002-01-15


Kombet e Bashkuara i bënë një thirrje urgjente komunitetit ndërkombëtar për grumbullimin e fondeve për qeverinë e përkohshme të Afganstanit dhe thonë se ajo ka nevojë për të paktën 100 milion dollarë brenda pak ditësh. Një zëdhënës i përfaqësuesit të posaçëm të OKB-së për Afganistanin u tha gazetarëve dje në Kabul se qeveria e përkohshme është në prag të falimentimit dhe se punonjësit afgan nuk janë paguar për gjashtë muaj. Në Washington, zyrtarët amerikanë thanë se presin që qeveria afgane të marrë më shumë se 200 milion dollarë fonde të ngrira në Shtetet e Bashkuara pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së të heqë sanksionet e vëna mbi regjimin taleban të Afganistanit. Këshilli i Sigurimit pritet ta shqyrtojë këtë çështje sot mbasdite.

XS
SM
MD
LG