Lidhje

Rusi-SHBA fillojnë bisedimet për pakësimin e armëve strategjike - 2002-01-15


Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë të mbrojtjes do të fillojnë sot në Uashington bisedime për pakësimin e arsenaleve të armëve strategjike. Para se të largohej dje nga Moska, kryetari i delegacionit rus, gjeneral Yuri Baluyevski, shprehu shqetësim rreth planeve të Shteteve të Bashkuara për ruajtjen e disa mbushjeve bërthamore në vend që t’i shkatërojnë ato si pjesë e një shkurtimi masiv armësh. Presidenti Bush dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë premtuar të pakësojnë arsenalet e tyre të armëve strategjike me rreth dy të tretat gjatë dekadës së ardhëshme. Javën e kaluar, Pentagoni njoftoi se kishte në plane të mbante rezervë disa mbushje bërthamore të çaktivizuara, duke shkaktuar me këtë deklaratë indinjatë nga Moska.

XS
SM
MD
LG