Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet për arritjet e kompromisit në Kosovë - 2002-01-15


Dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë partitë politike që fituan numrin më të madh të vendeve në parlament ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për ndarjen e pushtetit, gjë që po pamundëson krijimin e institucioneve të vetëqeverisjes. Autoritetet nga Lidhja demokratike pohojnë se bazuar në rezultatin e zgjedhjeve tri postet udhëheqëse ai i presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit i takojnë asaj. Ndërsa partija e dytë për nga numri i deputetëve në parlamentin e Kosovës, Partija Demokratike kërkon postin e kryeministrit.

Pas deklarimit të Aleances për Ardhmërinë e Kosovës se është e gatshme të heq dore nga kërkesat për ndarjen e posteve kryesore, qështja ka mbetur në arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy partive më të mëdha Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike. Arritjen e një marrëveshje midisë tyre duket se e ka bërë të domosdoshme dështimi i përpjekjeve të deritashme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës por edhe deklarimi i koalicionit të serbëve me emrin “KTHIMI”, udhëheqësit e të cilit kanë pohuar se nuk do të votojnë për presidentin e Kosovës, pavarësisht se kush do të jetë kandidat.

Sekretarja e përgjithshme e Lidhjes Demokratike Nekibe Kelmendi thote se tash për tash kjo parti mbetet pranë qëndrimeve të deritashme, por sipas saj duhet pritur rezeltutet e bisedimeve që sipas paralajmrimeve do të vazhdojnë nesër.”Në takim do të bisedohet rreth zhbllokimit të procesit për ndërtimin e institucioneve. Zonja Kelmendi tha se aktualish mund të përcjell vendimet nga mbledhja e fundit e partisë ku vetëm konfirmohe oferat e deritashme grupeve të tjera parlamentare, me që duhet respektuar elektoratin i cili siq u shpreh ajo mbi 55 përqind të votave i kanë besuar Lidhjes Demokratike.” Nga ana e tij Hajredin Kuqi nënkryetar i Partisë Demokratike pohon se qelsi i zhbllokimit të procesit politik që nga fillim ka qenë në duart e Lidhjes Demokratike. ”Nga se vetëm ata kanë mund të ofrojnë një zgjidhje konkrete, apo mund t’i bashkohen një zgjidhjeje të tillë. Partija Demokratike, ka ofruar tashmë kompromisin e vet theksoi zoti Kuqi për të shtuar se shpreson se këtij kompromisi do ti përgjigjet edhe pala tjetër përkatësisht Lidhja Demokratike. Cdo zgjidhje tjetër sipas zotit Kuqi do të ashpërsonte raportet ndërpartiake, dhe se shkuarja në mbledhjen e ardhshme të parlamenti pa një marrëveshje partijake do të jetë edhe një përpjekje që do të dështoi për zgjedhjen e institucioneve të Kosovës.”

Sidoqoftë përfundimisht cështja e zhbllokimit të procesit ka mbetur në duart e këtyre dy partive të cilat sipas paralejmrimeve gjatë ditës së nesërme pritet që të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në kërkim të një zgjidhjeje. Vëzhguesit e këtushëm shpresojnë se realiteti i ri i krijuar i cili këtu shpesh karakterizohet si zbrazësirë juridike do të ndikoi te këto dy parti për një qasje më serioze për ndërtimin e institucioneve të vetëqeverisjes në Kosovë.

XS
SM
MD
LG