Lidhje

Sanksione ndaj al-Kaidës, bin Ladenit (17 janar) - 2002-01-17


Këshilli i Sigurimit i OKB-së i përtëriti sanksionet ndaj lëvizjes së përmbysr Taleban të Afganistanit dhe vendosi sanksione ndaj Osama bin Ladenit dhe rrjetit të tij terrorist al-Kaida.

Këshilli i Sigurimit miratoi dje njëzëri një rezolutë, e cila kërkon nga të gjitha vendet anëtare të vendosin embargon e armëve dhe të udhëtimit dhe të bllokojnë pasuritë financiare të lëvizjes Taleban, të al-Kaidës dhe të përkrahësve të rrjetit terrorist.

Sipas reszolutës, masat e reja janë të vlefshme për lëvizjen Taleban dhe al-Kaidën kudo në botë. Ajo përtritë sanksionet e vëna ndaj regjimit Taleban në vitin 1999 si rrugë për ta detyruar regjimin e përmbysur që të dorëzonte Osama bin Ladenin.

Zyrtarë të OKB-së thanë gjithashtu se sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore ka në plan të shkojë në Kabul për t’u takuar me udhëheqësin e përkohshëm afgan, Hamid Karzai, pas konferencës dhuruese të javës së ardhshme mbi Afganistanin që mbahet në Japoni.

Ndërkohë, në Kandahar, zyrtarë të shëbimit amerikan të zbulimit po marrin në pyetje një ish përkrahës financiar të regjimit taleban, i cili iu dorëzua dje forcave amerikane. Zyrtarë të Pentagonit thonë se organet qeveritare vendore në Kandahar luajtën rol të rëndësishëm në dorëzimin e tij.

Edhe 30 talebanë dhe luftëtarë të burgosur të al-Kaidës mbërritën dje në bazën amerikane detare Guatanamo në Kubë, ku u bashkuan me 50 të burgosur të tjerë.

XS
SM
MD
LG