Lidhje

Richard Rid akuzohet për nëntë vepra penale (17 janar) - 2002-01-17


Një britanik i akuzuar nga autoritetet amerikane për tentativë që të hidhte në erë një aeroplan komercial me lëndë plasëse të fshehur në këpucën e tij, ndeshet me një akt-padi, që përfshin 9 vepra penale. Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm. 28 vjeçarit Richard Rid iu ngrit padia dje në një gjykatë të qeverisë federale në Boston. Mes akuzave përfshihen tentativë për vrasje dhe tentativë për shkatërrimin e aeroplanit. Zoti Rid u arrestua muajin e kaluar. Ai thotë se veproi i vetëm, por autoritetet amerikane thonë se mendojnë që zoti Rid është një anëtar i stërvitur i rrjetit terrorist Al-Kaida të Osama Bin Ladenit.

XS
SM
MD
LG