Lidhje

Kalendari Historik 18 janar - 2002-01-17


Më 18 janar 1903 presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe mbreti i Anglisë, vunë në jetë premtimin për një komunikim pa tel transatlantik. Presidenti Theodore Roosevelt i dërgoi me radio një mesazh urimi me rastin e Vitit të Ri, mbretit Edward të Anglisë. Mesazhi në kodin Morse i presidentit fillonte me fjalët: Urime nga Amerika. Përgjigjja e monarkut britanik thuhet se ishte formuluar në të njëjtën frymë të vullnetit të mirë, por teksti i mesazhit të tij ka humbur. Mesazhet u transmetuan nëpërmjet Stacionit Marconi në Cape Cod, të shtetit Massachusetts dhe Londrës, Angli. Në atë kohë për shumicën e komunikimeve në distanca të gjata me radio përdoreshin pajisje të papërpunuara dhe jo të sakta.

Në një fjalim të mbajtur më 18 janar 1944 gjenerali Dwight Eisenhower tha se qëllimi i Aleatëve të Luftës së Dytë Botërore në Evropë ishte shkatërrimi i plotë i Gjermanisë Naziste. Në më pak se tri javë pas emërimit të tij si kryekomandant i operacioneve aleate për pushtimin e Evropës, që ishte vënë nën kontrollin e nazistëve, gjenerali amerikan tha se aleatët do t’i goditnin pareshtur forcat ushtarake të Gjermanisë deri në shpartallimin e tyre të plotë. Gjenerali Eisenhower e përfundoi fjalimin e tij me fjalët: Nuk ka rrugë tjetër. Disfata ushtarake është e vetmja logjikë që kuptojnë nazistët.

XS
SM
MD
LG