Lidhje

Kosovë: vritet një anëtar i parlamentit(18 janar) - 2002-01-18


Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë thanë se Smail Hajdari, anëtar i asamblesë dhe përkrahës i udhëheqësit politik shqiptar të Kosovës, Ibrahim Rugova, u vra mbrëmë para shtëpisë së tij në qytetin e Pejës.

Zëdhënës i Kombeve të Bashkuara, Andrea Anjeli, u tha mbrëmë gazetarëve në Prishtinë se ligjvënësi Hajdari u qëllua disa herë para shtëpisë së tij me armë të ndryshme zjarri. Zoti Anjeli tha se sulmuesit e panjohur ikën, dhe shtoi se policia ka filluar procesin hetimor. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara nuk dha hollësi të tjera.

Zoti Hajdari ishte anëtar i Lidhjes demokratike të Kosovës dhe ish anëtar i Ushtrisë Çlirimtare tashmë të shpërbërë të Kosovës.

XS
SM
MD
LG