Lidhje

Autoritetet boshnjake dorëzojnë terroristët (18 janar) - 2002-01-18


Autoritetet e Bosnjes u dorëzuan zyrtarëve ushtarakë amerikanë 6 arabë të dyshuar si anëtarë të rrjetit terrorist al-Qaida të bin Ladenit. Dorëzimi i personave u bë sot, megjithë protestat pranë burgut të Sarajevës ku ata mbaheshin që nga muaji tetor. Avokati i tyre tha se pritet që të gjashtë personat të dërgohen në bazën detare amerikane në Guatanamo të Kubës. Ata ishin arrestuar në tetor nga policia boshnjake nën dyshimet se po planifikonin të sulmonin objekte amerikane dhe britanike në Bosnje. Një gjykatë urdhëroi lirimin e tyre për mungesë provash.

XS
SM
MD
LG