Lidhje

5 persona dyshohen se po planifikojnë sulme terroriste (18 janar) - 2002-01-18


Qeveria amerikane u bëri thirrje vendeve të ndryshme të botës të ndihmojnë për kapjen e pesë personave të cilët dyshohet se po planifikojnë sulme të reja terroriste. Departamenti i Drejtësisë publikoi fotografi dhe fragmente videokasetash të cilat tregojnë pamje të pesë personave duke bërë deklarata martirizimi. Dyshohet se ata i përkasin organizatës al-Qaida të Osama bin Ladenit. Prokurori i Përgjithshëm, John Ashcroft, tha se videokasetat ishin gjetur kohët e fundit në Afganistan. Ai tha se ato nuk lenë të kuptohet që sulmet mund të kryhen së shpejti, por, shtoi ai, personat në fjalë mund të jenë stërvitur për sulme vetësakrifikimi dhe mund të ndodhen në çdo vend të botës. Autoritetet kanë identifikuar 4 nga pesë të dyshuarit. Më i njohuri midis tyre është Ramzi Binashibh, qytetar jemenas i cili kërkohet edhe nga autoritetet gjermane.

XS
SM
MD
LG