Lidhje

Powell optimist për zgjidhjen e konfliktit Indi-Pakistan (18 janar) - 2002-01-18


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell tha se është shumë optimist për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje paqësore për situatën e tensionuar ushtarake ndërmjet Indisë dhe Pakistanit. Pas bisedimeve që zhvilloi sot me kryeministrin indian Atal Behari Vajpayee në New Delhi, zoti Powell tha se të dy vendet po bëjnë përparime drejt dialogut, por shtoi se Pakistani duhet të bëjë më shumë para se të fillojë dialogu.

Ndërkaq, Pakistani pretendon se ka rrëzuar një avion spiun në afërsi të kufirit të Kashmirit. India e quajti njoftimin të pabazë dhe një përpjekje për të shkallëzuar tensionet. Sekretari Powell shkoi në Nepal për një vizitë dy ditëshe, gjatë së cilës do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë për të diskutuar mbi luftën që po zhvillon ky vend kundër grupeve maoiste. Këto grupe luftojnë që nga viti 1996 për ti dhënë fund monarkisë kushtetuese në Nepal.

XS
SM
MD
LG