Lidhje

Nesër hapet konferenca dhuruese për Afganistanin (20janar) - 2002-01-19


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, është mes zyrtarëve që po blidhen në Japoni për një konferencë të vendeve dhuruese, që pritet të premtojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Afganistanit.

Përfaqësues nga më shumë se 50 vende dhe shumë agjenci ndërkombëtare do të marrin pjesë në konferencën dy-ditëshe, e cila fillon nesër në Tokio. Në këtë takim pritet të premtohen deri në 5 miliardë dollarë për të financuar fazën e parë 30 mujore të rindërtimit të Afganistanit.

Sekretari Powell mbërriti në Tokio dje, pas një turneu në Azinë jugore, gjatë të cilit vizitoi Afganistan Indinë, Pakistanin dhe Nepalin.

E ngarkuara e posaçme e Japonisë për rindërtimin e Afganistanit, Sadako Ogata, tha në Tokio se rindërtimi i Afganistanit është vetëm fillimi. Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare parashikojnë që ky vend i shkatërruar nga lufta do të ketë nevojë për të paktën 15 miliardë dollarë gjatë 10 vjetëve të ardhshëm.

Edhe kryeministri i përkoshëm afgan, Hamid Karzai, u nis për në Japoni pas takimeve të djeshme me udhëheqësit sauditë në Riad, mbretin Fahd dhe princin trashëgimtar Ambdullah. Njoftohet se Arabia Saudite ra dakord të japë ndihma për rindërtimin e Afganistanit, por sasia e premtuar nuk është bërë e njohur.

Në Afganistan, udhëheqës afganë dhe rusë rihapën tunelin Salang, një rrugë e rëndësishme që lidh Kabulin me pjesën veriore të vendit. Tuneli malor dy kilometra i gjatë ka qenë i bllokuar për disa vjet nga mbeturina dhe mina toke. Kamionë rusë me ushqime formuan autokolonën e parë që kalon nëpër tunelin e sapo rihapur.

XS
SM
MD
LG