Lidhje

Një pjesë e refugjatëve po kthehen në Goma (20 janar) - 2002-01-20


Zyrtarë kongolezë dhe të Kombeve të Bashkuara po u kërkojnë mijëra refugjatëve që ikën nga qyteti i Gomës, pas shpërthimit të një vullkani, që të shkojnë në kampe refugjatësh, në vend që të kthehen në shtëpitë e tyre. Kur shpërtheu të enjten vullkani në malin Nyiragongo, shumica e banorëve të qytetit kaluan kufirin dhe shkuan në qytetin Gisenyi të Ruandas.

Zyrtarë ndihmash duan që njerëzit të presin në kampe që do të ngrihen nën Ruanda, që punëtorët e ndihmave të mund t’u çojnë ushqim dhe ujë. Agjencitë e ndihmave po paralajmërojnë për mundësinë e shpërthimit të një epidemie kolere, pasi gjysëm milioni banorë të Gomës nuk kanë mundësi të marrin ujë të pijshëm dhe të përdorin ambjente sanitare.

Rreth gjysëm milioni njerëz, u larguan të tmerruar nga Goma, kur llava u derdh në qytet, Kryqi i Kuq thotë se 80 për qind e qytetit, është dëmtuar ose shkatërruar. Shumë refugjatë vazhdojnë të jenë në Ruandën fqinje dhe në pjesë të tjera të Kongos. Agjenci ndërkombëtare ndihmash po marrin të gjitha masat për të siguruar ushqim, strehim dhe ndihmë mjekësore.

XS
SM
MD
LG