Lidhje

Aksident ajror. 2 marinsa të vdekur (20 janar) - 2002-01-20


Një helikopter ushtarak amerikan me 7 marinsa në bord u rrëzua në Afganistanin Verior. 2 marinsa humbën jetën dhe 5 janë plagosur.

Helikopteri u rrëzua sot rreth 60 kilometra në jug të bazës ajrore të Bagramit.

Sekretari i mbrojtes, Donald Rumsfeld, tha se nuk kishte prova që helikopteri të ishte rrëzuar nga zjarri armik. Duke folur në televizionin amerikan NBC, ai tha se duket që shkaqet e rrëzimit ishin mekanike.

Më parë, një zëdhënës amerikan në Bazën e Bagramit tha se helikopteri i rrëzuar ishte njëri prej dy helikopterëve që ishin nisur nga kjo bazë me një mision për dërgim furnizimesh. Ai nuk dha shpjegime për natyrën e ngarkesës e cila duhet të ketë qenë në bord. Një helikopter i tillë mund të mbajë mbajë deri në 55 trupa.

Ndërkohë, kreu i qevrisë së përkohshme të Afganistanit, Hamid Karzai, ndodhet në Tokio për të marrë pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare mbi ndihmat për vendin e tij të shkatërruar nga lufta. Gati 60 vende dhe një numër organizatash ndërkombëtare do të diskutojnë për miliarda dollarë ndihma në këtë takim dyditësh që fillon nesër.

Udhëheqësi afgan mbërriti sot në Japoni pas takimit me zyrtarë të lartë sauditë, të cilët njoftohet se kanë marrë angazhim për 20 milionë dollarë ndihma të menjëhershme.

XS
SM
MD
LG