Lidhje

Çmimet Globi i Artë (21 janar) - 2002-01-21


”Një mendje e bukur” dhe ”Moulin Rouge” janë filmat që fituan shumicën e çmimeve në ceremoninë e çmimeve Globi i Artë të këtij viti, që shikohen si një parapremierë për çmimet Oscar. ”Një mendje e bukur”, historia e matematikanit skizofren John Nash, fitoi 4 çmime: atë të filmit më të mirë dramatik, aktorit më të mirë për Russell Crowe, aktores mbështetëse më të mirë për Jennifer Connely dhe për skenarin më të mirë.

”Moulin Rouge”, film muzikor, fitoi 2 çmime, një për Nicole Kidman si aktorja më e mirë dhe një për muzikën origjinale më të mirë. Ceremonia e dhënies së çmimeve u mbajt në Beverly Hills të Kalifornisë. Para ceremonisë së djeshme, të dy filmat ishin kanditatë për 6 çmime secili. Filmi ”Parku Gosford” ishte kandidat për 5 çmime, ndërsa filmi dramatik ”Rruga Mulholland” ishte kandidat për 4 çmime.

XS
SM
MD
LG