Lidhje

Në Tokio premtohen mbi 3 miliard dollarë - 2002-01-21


Vendet dhuruese të mbledhura në Japoni kanë premtuar se do të ofrojnë më shumë se 3 miliardë dollarë ndihma për rimëkëmbjen e Afganistanit. Afro gjysma e kësaj shume do të jepet nga Japonia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Arabia Saudite. Angazhimi i tyre u bë sot në hapje të konferencës ndërkombëtare mbi rindërtimin e Afganistanit. Angazhime të tjera për ndihma vazhdojnë të paraqiten edhe nga 60 vendet dhe dhjetëra organizatat ndërkombëtare pjesëmarrëse në konferencën dy ditëshe. Ndërkaq, agjencia e lajmeve Shqypi Islamik Afgan njofton se ndërmjet fraksioneve rivale të Aleancës së Veriut në Afganistan kanë shpërthyer luftime. Agjencia njofton se 11 vetë janë vrarë dhe më shumë se dhjetë të tjerë janë plagosur gjatë dy ditë luftimesh.

XS
SM
MD
LG